Po, kjo është një nga faqet në dorëshkrim nga drafti i nëntë i romanit legjendar, “Lufta dhe Paqja” 1864, i “qëndisur” me kaligrafinë e tmerrshme dhe shënimet e mbivendosura nga shkrimi me dorë i Tolstoi.
A mund ta deshifrojë dikush? Pyetje retorike kjo.
Leo Tolstoi kishte një shkrim dore pothuajse të palexueshëm, siç edhe mund ta vëreni. Vetëm gruaja e tij, Sofia Andreevna, mund të kuptonte gjithçka që ishte shkruar, vetëm shpirti i saj e ka ditur se sa flakë ferri i është dashur të kapërcejë. Studiuesit e letërsisë pohojnë se ajo e kishte transkriptuar disa herë romanin “Lufta dhe Paqja”. Dhe është fare e lehtë për t’u kuptuar se çfarë sipërmarrje titane ka kaluar ajo, duke marrë në konsideratë këtë roman të vëllimshëm, të cilin shumë nga ju e njohin.
Ekziston një mendim se mund të gjykohet karakteri i një personi nga shkrimi i tij i dorës. Ekziston një doktrinë e tërë – grafologji, sipas së cilës është e pamohueshme një lidhje midis mënyrës se si shkruan një person dhe karakteristikave individuale të tij. Duke përdorur teknika të sofistikuara, ajo llogarit prirjet në sjelljen e njerëzve, preferencat e tyre personale dhe madje edhe depresionin.
Gruaja e Tolstoit, ajo që ka ftilluar këtë stuhi, duhet të ketë përjetuar vuajtje të vërteta, sepse ajo duhej të kuptonte shkarravitjet e panumërta të burrit të saj, duke rishkruar faqe të panumërta teksti pa pushim. Dhe madje mund të kuptohet shkrimtari – vëllimi i veprave të tij është i rëndësishëm, ai duhej të shkruante shpejt.
Dhe… Tolstoi na faltë të gjithëve, por psikiatri Cesare Lombroso, duke parë dorëshkrimin e shkrimtarit, doli në përfundimin se i përket një gruaje me virtyt të lehtë me prirje psikopatike.
Por nuk ishte vetëm Tolstoi që kishte një kaligrafi të tmerrshme. Studiuesit kanë marrë në shqyrtim edhe Franz Kafkën, shkrimi i tij karakterizohet nga shkronja të vogla dhe diçka e ngjashme me një kardiogram. Tipik i këtij tmerri grafologjik ishte Vladimir Nabokov. Padyshim ai si një adhurues i kërkimeve dhe hartave konturore, dorëshkrimet e tij janë një ndërthurje fjalësh dhe simbolesh. Dhe për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh, nuk duhet vetëm të dalloni shkronjat e vogla, por edhe të kuptoni se cila shigjetë të çon ku. Por ai që ka shkruar mjeshtërisht bukur është Gëte, në gjermanishte pedante.
Përgatiti: Albert Vataj
- Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së? - 08/02/2026
- Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë - 08/02/2026
- Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë - 08/02/2026