Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka ushtruar sot të drejtën e votës në qytetin e Beratit ku është edhe drejtues politik i PS, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë.
Pas votimit, Demo u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Beratit, të cilët janë të thirrur të bëjnë detyrën e tyre qytetare dhe të zgjedhin drejtuesin e ri të bashkisë me përgjegjësi dhe vetëdije.
“Unë do të jem i gatshëm si deputet i Beratit të bashkëpunoj me fituesin për të bërë një punë të mirë për Beratin dhe për të vazhduar projektet e zhvillimit vendor,” tha Demo.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Beratit po ecin me ritme të qeta dhe pa probleme.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- VIDEO/ Celibashi: Ja si do të funksionojë numërimi i votave në Tepelenë me Inteligjencë Artificiale - 09/11/2025
- Ervin Demo votoi në Berat: Ditë e rëndësishme për të ardhmen e Bashkisë - 09/11/2025
- “Njësoj si Modriç”/ Prestigjozja italiane ngre ne qiell Ramadanin: Mesfushori shqiptar dominon Serie A për kilometrat në fushë - 09/11/2025