Tiranë – Deputeti socialist Erion Braçe është një nga më aktivët në terren dhe në rrjete sociale për të denoncuar zaptimin e hapësirave publike në Tiranë, në zonën që ai mbulon, njësinë 5.
Disa kohë më parë ai denoncoi zaptimin e një hapësire publike pranë shkollës At Zef Pllumi, që shfrytëzohej paligjshmërisht për parkim kundrejt pagesës.
Pas denoncimit të tij fillestar, hapësira u çlirua dhe ju rikthye qytetarëve
Por, duket se është zaptuar përsëri. Gardhet rrethues janë bërë të lëvizshëm dhe hiqen për të lejuar makinat të futen në parkim, e më pas vendosen sërish (në formë trau).
“Unë pretendova që këtu ne hoqëm parkimin. Por banorët mendojnë ndryshe. Urdhro. Ja çfarë ka bërë zotëria prapë. Këtu në darkë ka makina”, thotë deputeti Braçe në Instagram.
Deputeti Erion Braçe e ka denoncuar me zë dhe figurë këtë fenomen, duke kapur në flagrancë qytetarin që shfrytëzon pa të drejtë dhe kundrejt pagesës hapësirën publike si parkim privat.
Erion Braçe e ka filmuar të gjithë debatin me qytetarin që i merr para një zonje për ta lejuar të parkojë makinën në hapësirën publike, të cilën e shfrytëzon privatisht dhe paligjshmërisht.
Erion Braçe: Pse ja merr lekët asaj? Për çfarë ja merr lekët asaj? Ajo parkon aty në rrugë…Ti për çfarë ja merr lekët? Ai vendi aty çfarë është? Po këtë pse e ke hequr?
Qytetari që mban parkingun: Nuk e kam hequr unë o vlla. Nuk e kam hequr unë, e ka hequr makina, i ka ra makina.
Erion Braçe: I ka rënë makina?
Qytetari që mban parkingun: Po.
Erion Braçe: Dhe ti ju merr lekët?
Qytetari që mban parkingun: Çfarë lekësh po marr mo vlla?
- Erion Braçe kap mat qytetarin me parkim pa leje në Tiranë: Pse ju merr lekët banorëve? (DEBATI ME VIDEO) - 12/08/2025
- Izraeli vret gazetarin e shquar të Al Jazeera-s dhe katër kolegë të tij në Gaza - 11/08/2025
- LOGU I BJESHKEVE/ Malësorja Aurora Lumaj nga Vukli i Kelmendit shpallet “Miss Bjeshka 2025”, kurorëzohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj - 11/08/2025