Vendimi i qeverisë për shtyrjen e aplikimit të ccmimit të ri të energjisë, me kalimin e konsumit 800KË, ka përplasur mazhorancën me opozitën e cila ka kërkuar që ERE të ketë një qëndrim për këtë shtyrje. Sipas qeverisë, nuk është kompetencë e ERE të zbatojë vendimin, por opozita ka këmbëngulur që ERE të pezullojë vendimin e marrë për tarifën 42 lekë për konsumin mbi 800KW.
Nisur nga akuzat e kundër akuzat, ERE ka njoftuar se për këtë cështje do të mbledhë të premten Bordin.
Sipas njoftimit të ERE, të premten ora 14:00, Bordi do të diskutojë për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kËh për konsumin mbi 800 kËh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e ERE për mediat.