Një tjetër personazh i njohur pritet t’i bashkohet së shpejti reality show-t “Big Brother Albania VIP”.
Mësohet se bëhet fjalë për Antoneta Koçin. Ende nuk dihet nëse ajo do t’i bashkohet formatit të shtunën e kësaj jave, apo të martën e ardhshme.
Ishte pjesëmarrësja vite më parë në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, që i dha hov televiziv Antonetës dhe u përfol gjatë mbi natyrën e saj të drejtpërdrejtë. Mbetet për t’u parë se si ajo do të përshtatet në lojë dhe padyshim, si do të ndikojë në ekuilibrat e shtëpisë.
Gjithashtu Antoneta është një vajzë shumë seksi, pas situatave të zënkave të Luizit me Kiarën mbase Antoneta hyn me qëllime të qarta.
Antoneta është një personazh që e njeh mjaft mirë këtë format duke qenë protagoniste për një sezon në Përputhen, pra ka eksperiencë televizive dhe e di çfarë e pret.
Antoneta nuk do jetë hyrja e vetme e re pasi do të ketë edhe personazhe të tjerë duke parë që u përjashtuan dy banorë brenda një dite këtë javë si Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj.

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026