Detaje të reja kanë dalë nga zbulimi i shtëpisë së barit dhe arsenalit të armëve në Shijak.
Burime konfirmojnë për “Euronews Albania” se nën hetim janë dhe dy punonjës të OSHEE-së dhe disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për elektriçistin Hamdi H. 55 vjeç dhe faturisti i zonës së Xhafzotajt, Roland V. 32 vjeç.
Punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit në zonë është konstatuar dhe një lidhje e paligjshme e energjisë në godinën 4-katëshe të vëllezërve Krasniqi, fakt ky i pa raportuar nga dy punonjësit.
Gjithashtu, blutë e Durrësit po mbajnë nën vëzhgim edhe disa persona të tjerë, me të cilët kishte lidhje dhe komunikim me Fredi Krasniqi, 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme në flagrancë në shtëpinë e tij.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026