Zbulohen emrat e të arrestuarve për mashtrimin përmes bursave. Tre shtetasit e arrestuar nga operacioni i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve italiane janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani.
Sipas hetuesve, dëmi i shkaktuar nga veprimtaria kriminale llogaritet paraprakisht rreth tre milionë euro.
SPAK tha se gjatë hetimit ka rezultuar se autorët kanë qenë shumë të saktë në përdorimin e skemave për të bindur qytetarët në derdhjen qindra mijëra eurove në llogaritë e vendosura jashtë dhe brenda vendit.
“Serveri është gjetur në sistemin “aruba”. Në këto momente nuk rezultojnë të përfshirë shtetas italian por është e mundshme që të jenë, pasi bashkëbisedimi me shtetasit italian bëhej ne gjuhën italiane.