Elton John ka ndarë një foto të veçantë me Dua Lipën, duke shënuar pesë vite nga publikimi i bashkëpunimit të tyre të suksesshëm, “Cold Heart (PNAU Remix)”.
Këngëtari legjendar ka publikuar në Instagram një fotografi nga performancat e tyre së bashku, duke shprehur mirënjohjen për suksesin e këngës dhe për miqësinë që ka lindur mes tyre.
“Pesë vite që nga ‘Cold Heart’ që na bashkoi, 5.3 miliardë transmetime më vonë dhe pesë vite miqësi të mrekullueshme”, shkroi Elton John në postimin e tij.
Ai falënderoi gjithashtu fansat për mbështetjen e vazhdueshme ndaj këngës: “Faleminderit të gjithëve që vazhdoni ta doni dhe mbështesni këngën”.
“Cold Heart” u publikua në vitin 2021 dhe u kthye në një nga bashkëpunimet më të suksesshme të Elton John dhe Dua Lipës, duke u renditur në majat e klasifikimeve ndërkombëtare dhe duke shënuar një tjetër sukses të madh për të dy artistët.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026