Fëmijët, të rinjtë dhe shtresat vulnerabël do të jenë në fokus të nismes së Bankës së Shqipërisë për të nxitur edukimin financiar.
Zv/Guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se mungesa e kulturës financiare është e rrezikshme për qytetaret në një kohë që në ditët e sotme ka një shtim të shërbimeve që ofrohen online.
Megjithatë, vitet e fundit është vërejtur rritje e përfshirjes financiare dhe në vitin 2023, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 21, nga rreth 4 pagesa për frymë në vitin 2017.
Miratimi i ligjit për llogaritë bazike shihet si një mundësi më shumë për përfshirjen e të rinjve dhe pensionisteve në sistemin bankar pa kosto.
Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare.
ABC News
- “Babai është mirë me shëndet”/ Flet djali i Jakup Krasniqit pas kthimit të tij në Hagë, mesazhi prekës për qytetarët - 23/11/2026
- Berisha përsërit thirrjen për bashkim të Opozitës: Nisim negociatat me partitë e vogla, të largojmë Ramën nga pushteti! - 23/11/2026
- “Nëse përpiqen të më arrestojnë, do të nis grevë urie!”- Vuçiç kërcënon: Kur një milion njerëz të dalin në rrugë, çfarë do të bëni?! - 23/11/2026