Rrogozhina ‘shuplakë’ të fortë koalicionit Berisha-Meta!
Edison Memolla i PS-së fiton me mbi 1700 vota diferencë kundrejt Shkëlqim Hoxhës! Partia Socialiste ka fituar edhe më bindshëm në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë. Qytetarët e saj i dhanë në këtë mënyrë një ‘shuplakë’ edhe më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Memolla i PS fitoi me mbi 1700 vota diferencë ndaj kandidatit të djathtë.
Që në orët e mëngjesit të ditës se djeshme, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike kishin zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer te gjitha udhëzimet e KQZ. Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës u vunë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit.
Nga ana e Partisë Socialiste situata ishte e qetë. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj e ndoqi procesin nga selia e PS në Tiranë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026