Uli siparin edicioni i parë i EtnoFest Pogradec. Një aktivitet me në qendër folklorin, traditat, zakonet e doket popullore të Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës të përcjella me aq fanatizëm dhe dashuri ndër breza. Tre zona me pasuri kaq të madhe etnografike e kulturore “shkrinë” së bashku trashëgiminë e tyre duke sjellë një festival të vërtetë, me qëllim përçimin e këtyre vlerave brez pas brezi.
EtnoFest Pogradec u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe bashkia Pogradec, ku krahas valleve e këngëve pogradecare grupet pjesëmarrëse të Kolonjës dhe Devollit përcollën vlerat më të mira të zonës së tyre.
EtnoFest u përcoll edhe nëpërmjet një ekspozite fotografike e cila kishte në qendër të saj aktivitetet folklorike ndër vite të këtyre zonave.
Në këtë edicion të parë të EtnoFest u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje disa prej muzikantëve dhe valltarëve të folklorit, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në evidentimin dhe përçimin e vlerave etno-kulturore si një trashëgimi për brezat”.












- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026