8.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Edi Rama dedikim për legjendën e muzikës, Tina Turner

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook një foto të legjendës së muzikës, Tina Turner si një homazh për ndarjen e saj nga jeta.

Ai ka cituar disa rrjeshta nga kënga e saj më e famshme “The Best” duke lënë të kuptohet që konsiderohet legjendë e muzikës Rock’ Roll.

Shkrimi i plotë:

“You’re simply the best
Better than all the rest…”😥

Sonte toka është më e varfër dhe qielli
më i shndritshëm🥹

RIP💔

Tina Turner

E konsideruar si mbretëresha e Rock ‘n’ Roll, ajo qëndron pas një sërë hitesh përfshirë Proud Mary dhe The Best.

Sipas mediave ndërkombëtare, Turner ndërroi jetë pasi humbi betejën me një sëmundje nga e cila vuante prej kohësh.

Lajmi u konfirmua dhe nga familjarët e ikonës së muzikës të cilët shkruan në një deklaratë për mediat se “Ajo u shua paqësisht”.

Turner lindi në vitin 1939 në Brownsville të Tenesi.

Ajo la pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj Erwin Bach.

Me 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën, Turner është një ndër artistet me më shumë disqe të shitura në mbarë botën. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy.

Tina është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që u vendos në foton kryesore të revistës Rolling Stones, e cila e renditi atë mes 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

Ajo ka një yll në bulevardin e famës në Hollywood dhe një në St. Louis “Walk of Fame”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x