Kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në hetim për dosjet që janë dorëzuar për financimet në parti.
“Po janë çështje nën hetim, vazhdojnë hetimet edhe për ato. Janë disa çështje që lidhen me financimet e partisë dhe lobimin, nuk mund të them më tepër janë nën hetim.
Ne po hetojmë faktet, se kush do të dalë përgjegjës është histori e hetimit”, u shpreh Kraja.
Gjatë intervistës ai nënvizoi se në asnjë moment nuk kanë marrë ndonjë udhëzim nga ndërkombëtarët për ndonjë çështje të caktuar.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026