15.5 C
Tirana
20 / 10 / 2025

E quajti Peleshin “të paaftë”, Komisioni i Etikës përjashton Bardhin për 15 ditë nga Kuvendi

Komisioni për Etikën në Kuvend ka shqyrtyar sot kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste, për përjashtimin me 30 ditë nga seancat plenare të deputetit demokrat Gazment Bardhit.

Komisioni i Etikës, ka vendosur ta pranojë kërkesën duke e përjashtuar kreun e Grupit të PD në përfundim për 15 ditë.

Kujtojmë se e gjitha nisi pas seancës parlamentare të së enjtes, ku pati përplasje mes Gazment Bardhit dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, ndërkohë që po raportonte komisioneri për Diskriminimin.

Bardhi kërkonte që çdo deputet të merrte të drejtën e fjalës dhe t’i bënte pyetje Komisionerit, ndërsa Peleshi shprehej se mjaftonte që secili të dërgonte pyetjet me shkrim. Deputeti demokrat e ka konsideruar këtë njëanshmëri, dhe e ka konsideruar Peleshin “të paaftë”. Pas fjalëve të Bardhit, Peleshi ai mori një masë disiplinore, duke i ndaluar atij fillimisht fjalën dhe më pas duke qenë se vijuan debatet, ai mori vendimin për ta përjashtuar nga seanca e ditës.

Pas këtij debati, 14 deputetë firmosën për të kërkuar përjashtimin e Bardhit me 30 ditë. Kjo pasi sipas tyre, demokrati kishte thyer në mënyrë të përsëritur rregulloren e Kuvendit, duke ofenduar kryeparlamentarin dhe duke krijuar kaos në sallë me ndërhyrjet dhe tonet e larta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x