Deputeti demokrat Xhelal Mziu është i gatshëm të lërë mandatin e deputetit e të garojë për bashkinë e Kamzës.
“Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze.
Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës.
Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit.
Do të mundohem të jap maksimumin tim.
Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës,”-tha Xhelal Mziu.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026