12.5 C
Tirana
19 / 02 / 2026

E mori rrjedha në kanionet e Osumit, RENEA gjen pas 3 ditësh trupin e pajetë të turistit holandez

Pas kërkimeve të shumta nga palombarët e RENEA-s, si dhe efektivët e policisë Skrapar gjendet trupi i pajetë i turistit holandez 67-vjeçari Jules Schurmans.

Jules Schurmmans, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Helma Schurmmans, 64 vjeç, ishin futur në kanionet e Osumit për t’u larë. Rrjedha e ujit mori 68-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja e tij ka arritur të dalë nga lumi. Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Trupi i tij i pa jetë ishte zhdukur prej 3 ditësh nga rrjedha e ujit.

64-vjeçarja  mundi të shpëtonte falë ekipit të Rafting të cilët i dhanë ndihmën e parë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x