6.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

E ardhmja është këtu, makina fluturuese ngrihet në qiellin e Dubait. Ja si funksionon

Një makinë fluturuese mund të shëtisë turistët nëpër qytete me shpejtësi deri në 128 kmh në vetëm pak vite.

“XPeng X2” tërësisht elektrik pritet të qëndrojë në një lartësi prej rreth 91 metrash. Megjithatë, makina fluturuese me dy sedilje që komandohet nga distanca, mund të shkojë edhe në lartësinë e ndërtesës Empire State Building.

Për ata që shqetësohen për kohën maksimale të fluturimit prej 35 minutash, ai gjithashtu ka një parashutë të bashkangjitur në rast të ndonjë fatkeqësie.

Firma kineze XPeng beson se do të ishte ‘perfekte’ për lëvizjet brenda qytetit në distanca të shkurtra, të tilla si vizitat dhe transportimi i furnizimeve mjekësore.

Ajo pritet të kushtojë njësoj si një makinë luksoze, si një Bentley ose Rolls Royce, dhe të dalë në treg në vitin 2025.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x