Një dorëheqje plot ankesa ka qenë ajo e Grida Dumës ditën e sotme LIVE në ekran.
Ish-deputetja konfirmoi dorëzimin e mandatit të deputetes duke akuzuar politikën se ka sulmuar mizorisht.
Ajo u shpreh se ka bërë sa ka mundur që Partia Demokratike të kishte pranë SHBA-të.
“Politikës së llumit nuk ia fal që më goditi personalisht, mjerisht dhe mizorisht. Fytyra shumëfytyrëshe bëjnë pazare. Mos u gënjeni nga kllounët që ju shfaqen në ekran” – tha Duma.
Ajo tha se SHBA i shkaktoi PD-së një traum politike, referuar kështu shpalljes së Berishës non-grata.
“Rruga e vetme është bashkimi. Lënia e mandatit tim është moslënia e përgjegjësisë. Do ta lë këtë mandat por jam e djathtë sepse jam rritur e tillë pa e ditur që isha e djathtë” – tha ajo.
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan me fjalim historik: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars - 22/03/2026
- “Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet - 22/03/2026
- 22, ditë e Diele - 22/03/2026