Dua Lipa ka realizuar një vizitë të papritur në Pejë, ku është shfaqur në një dasmë familjare, duke u rikthyer edhe një herë në Kosovë për një moment të veçantë me të afërmit.
Prania e këngëtares me famë botërore në këtë ceremoni familjare tërhoqi vëmendjen e të ftuarve, ndërsa disa momente nga dasma janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.
Dua, e cila ka ruajtur gjithmonë një lidhje të fortë me Kosovën dhe rrënjët e saj familjare, ka gjetur kohë për të qenë pjesë e festës, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.
Vizita vjen në një periudhë të rëndësishme për artisten, e cila këtë vit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.
Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kurorëzuan martesën në një ceremoni private në Londër në maj, ndërsa më pas zhvilluan festimet martesore në Sicili.
- 85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë - 09/10/2026
- Tensione në Kuvend gjatë votimit për reformën territoriale, Bardhi hedh ujë dhe sende të forta drejt deputetëve të PS dhe Ramës - 09/10/2026
- “Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit”/ Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë - 08/10/2026