11.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar pas raportimeve ku në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka pasur një sherr ku është përfshirë drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

“Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.

Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”, thuhet ne deklaratën e tyre për shtyp.

Fatmir Meta raportohet se është sulmuar nga Klesti Çela, së bashku me tre persona të tjerë.

Sipas burimeve mediatike ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve, konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x