Donald Trump po shkon drejt fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kur janë numëruar mbi 125 milionë të votave, kandidati republikan Donald Trump kryeson me 246 vota, kundrejt 187 votave të knadidates demokrate Kamala Harris.
Kandidatëve presidencialë u nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se Trump po përgatitet për të mbajtur fjalimin e tij të fitores, teksa u largua nga Mar-a-Lago gjatë rrugës për në qendrën e kongresit Palm Beach Beach, ku pritet t’u drejtohet mbështetësve të tij.
Ndërsa zëvendëspresidentja Kamal Harris do të flasë nesër.
“Ka ende vota për t’u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar. Ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte, do të dëgjoni nga ajo nesër, kur ajo të flasë me vendin.” Këtë e tha bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond.
Në Alaskë janë mbyllur vendvotime, ndërsa vazhdon ende numërimi në Filadelfia.
Sipas projeksioneve të CNN Trump ka fituar në Xhorxhia, kurse zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë në New Mexico.
Ndërkohë, republikanët kanë rifituar shumicën në Senat pas katër vitesh opozitë me 51 vota.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026