15.5 C
Tirana
13 / 05 / 2026

Donald Trump do të përballet me drejtësinë Amerikane javën e ardhshme

Dalja e ish presidentit Donald Trump para gjykatësit javën e ardhshme nuk do të shënojë vetëm herën e parë që një ish drejtues i Shteteve të Bashkuara përballet me një padi penale por edhe një akt llogaridhënie të një politikani dhe udhëheqsi.

Një hetim i nisur nga një juri e Manhatanit hapi dritën jeshile për ngritjen e një padie panale ndaj ish-presidentit. Akuzat nuk janë bërë ende publike. Hetimet janë përqëndruar në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump. Ai do t’i nenshtrohet procedurave standarde si marrja e shenjave të gishtrinjve, përpara se të deklarohet nëse është fajtor ose jo.

“Pas gjithë kësaj kohe është paksa tronditëse”, thotë Michael D’Antonio, biografi i zotit Trump. “Gjithmonë e kam menduar atë si dikë që thoshte se nuk e kapnin dot, ndërsa ai vraponte. Duke patur parasysh të shkuarën e tij e kam patur të vështirë të imagjinoja se ai do të mbahej pëgjegjës”.

“Këto që po ndodhin, Donald Trump nuk i ka menduar kurrë në jetën e tij, në fakt as unë, se ka menduar kurrë se ai do përballej me një gjë të tillë”, tha për rrjetin CNN, Michael Cohen, avokat i zotit Trump për një kohë të gjatë dhe dëshmitar kyç për çështjen, pasi ai kreu burg për pagesat ndaj ish-aktores së filmave pronografikë.

Sigurisht, disa kritikë të zotit Trump mund të festojnë para kohe. Ish presidenti mund t’i kërkojë gjykatësit pushimin e çështjes. Por edhe nëse çështja vazhdon, nuk ka garanci se do dënohet. Hetimet në Atlanta dhe Uashington po shihen si sfida të mundshshme, me pasoja ligjore më serioze.

Megjithatë, publikimi i lajmit, të enjten mbrëma për ngritjen e padisë penale, e gjeti të papërgatitur zotin Trump dhe ekipin e tij, pas njoftimemve se juria e madhe që po trajtonte rastin mund të merrte një periudhë të gjatë pushimi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x