“Dua të them që ne ndërkohë kemi marrë një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh, që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, i kemi ndaluar prej vitesh.
Kjo nuk shënohet tek arsyet për tu ndjerë të lirë dhe me krahë në punë e gotës gjysmë bosh. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër që shkon tek relaksimi i situatës së gazetarëve në tërësi. Shpresoj që i adresova disa gjëra ka edhe të tjera për të diskutuar. Ne nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet por ne mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin ta materializojmë me progres”.
- “Sanksione ministrave dhe sekretarëve të Përgjithshëm që nuk japin informacion”, Rama: E bëmë me deputetët që parkonin nëpër trotuare e lulishte dhe funksionoi - 16/12/2025
- “Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta - 16/12/2025
- Bisedimet për paqe, zbulohen kushtet e Kremlinit: Na duhet një ligj që ndalon anëtarësimin e Kievit në NATO - 16/12/2025