Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë për kolegjin ‘Mehmet Akif’. Ky institucion ishte kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mbyllur kolegjin.
Me vendimin e Gjykatës, heqja e licencës së kolegjit mbetet ende në fuqi. Disa javë më parë qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”.
Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’.
Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve.
Gjithashtu në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për pjesën e papërfunduar të shkollimit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026