Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur së fundmi përsa i përket të ardhmes së tij. Tekniku italian ka thënë se nuk do të largohet nga “Los Blancos”, derisa këta të fundit të jenë lodhur me të. Ndër të tjera, italiani u pyet edhe për Mbappen. Për sulmuesin francez, Ancelotti tha se do t’ja gjejnë një vend në fushë.
“Nuk e di se kur do të largohem, ndoshta kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Unë jam ngurrues ndaj kombëtareve, preferoj çdo ditë punë. Reali është familje.
Bellingham ishte një surprizë, por meritat i shkojnë gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika që e bën kampionin. Mbappe? Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend”, ishin fjalët e Ancelottit.
- Delegacioni ukrainas drejt SHBA-së për bisedime mbi paqen, Zelensky: Shpresojmë të nënshkruajmë garancitë e sigurisë - 16/01/2026
- Humbi Topin e Artë dhe FIFA The Best, Raphinha shpallet lojtari më i mirë i vitit 2025 nga… fansat - 16/01/2026
- Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS - 16/01/2026