37 C
Tirana
30 / 06 / 2026

“Do bëhen pishman edhe armiqtë…”, Rama: Protestat? Do reflektojmë sapo ta kemi lexuar me përulësi mesazhin e qytetarëve

Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka komentuar protestat e mbajtura deri më sot, të cilat janë zhvilluar që prej një mua.

Rama ka ndarë foton e krahut të një prej protestuesve, të cilit i duken tatuazhe, duke shkruar se qytetarët kanë të drejtën e tubimeve, por diferencoi ata që ai i quan “korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit”.

QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.

Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme”, shkruan ai.

Më tej, Rama shkruan se këto protesta dhe problematikat e shtruara prej qytetarëve duhen kthyer si energji për Shqipërinë 2030 në unionin evropian.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë
Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:
Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve
Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin
Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika
“, shkruan Rama.

Kujtojmë se më 29 qershor, u shënuan 30 ditë protesta përpara Kryeministrisë. Gjithashtu dhe sot, 30 qershor, disa qytetarë mbajtën tubim përpara Kuvendit, ku dhe zhvillohet sot seanca plenare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x