Ish presidenti i Republikës Ilir Meta, njoftoi dje se ka nisur procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e akoma më shumë vite të një bashkëjetese politike.
Kryemadhi i tha Zërit të Amerikës se nuk preferonte për momentin të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar Metën në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.
Në mbrëmje, ish presidenti Meta, tha se Kryemadhi “është tanimë ish bashkëshortja”, dhe se vendimin ai ia kishte komunikuar djalit të tyre Besar Meta, 24 vjeçar, i cili sipas tij, disa herë i kishte kërkuar që të dy prindërit të gjenin “një zgjidhje të qetë, përsa kohë keni shumë tensione dhe probleme. Mendoj se kam gjetur një zgjidhje shumë të qetë”, u shpreh Meta.
- Faktet që na ndihmojnë të njohim më mirë gjeniun e çuditshëm të fizikës, Albert Ajnshtajn - 18/04/2025
- Sondazhi i Piepolit/ Një javë nga nisja e fushatës, Rama konfirmon fitoren me 50% të votave! Berisha mbetet në të njëjtat shifra! Çfarë ndodh me “të vegjlit” - 18/04/2025
- Ben Affleck flet si rrallëherë për Jennifer Lopez dhe marrëdhënien e tyre - 18/04/2025