Lufta SHBA-Izrael e cila nisi ndaj Iranit, po përshkallëzohet gjithnjë e më tej, teksa tensionet kanë hyrë në ditën e tretë.
Dhjetëra persona kanë mbetur viktima të sulmeve, nga Irani deri në Kuvajt.
Irani: Mbi 100 nxënëse u vranë në një shkollë fillore për vajza, sipas mediave shtetërore iraniane. Ka raportime kontradiktore mbi numrin e përgjithshëm të personave të vrarë në Iran, me Agjencinë e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA që thotë se të paktën 133 civilë janë vrarë.
Izraeli: Të paktën 10 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 të tjerë janë plagosur në Izrael që kur ky i fundit filloi operacionet ushtarake kundër Iranit, sipas Magen David Adom. Nëntë nga viktimat u raportuan nga qyteti i Beit Shemesh, ku një raketë goditi një strehë bombash.
Libani: Të paktën 31 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut, tha Ministria e Shëndetit Publik e vendit.
Iraku: Katër anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut , një grup paramilitar i mbështetur nga Irani, u vranë në një sulm amerikano-izraelit që shënjestroi një nga selitë e tyre, njoftoi Drejtoria e Medias e milicisë në një postim në Telegram më herët sot.
Emiratet e Bashkuara Arabe: Tre persona në Emiratet e Bashkuara Arabe janë vrarë në sulmet hakmarrëse të Iranit, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.
Kuvajt: Tre anëtarë të shërbimit amerikan u vranë, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026