Mesjava sjell në fushën e blertë disa nga ekipet “big” të Kupës së Botës ku spektakli dhe emocionet janë të pashmangshme. Janë plot katër ndeshje për tu ndjekur e shijuar.
Atëherë, siparin do ta çeli finalistja e edicionit të kaluar të Kupës së Botës Kroacia, e cila do të sfidohet nga ekipi simpatik i Marokut. Ndeshja do të zhvillohet në “Al Bayt Stadium” në orën 11:00 për llogari të Grupit F.
Grupi E do të zbresë Në “Khalifa International Stadium” në orën 14:00 “Panzerat” gjerman të cilët që pas fitimit të Botërorit të 2014 kanë hasur jo pak vështirësi duke u eleminuar që në fazën e grupeve në “Rusi 2018” duke u përndjekur nga “sindroma” e fituesit të Botërorit. Përballë do të kenë Japoninë, një ekip shumë i disiplinuar dhe difensiv.
Nga ana tjetër po në këtë grup militon një tjetër superfuqi e futbollit dhe pretende gjithmonë në kompeticionet ndërkombëtare, Spanja e cila në “Al Thumama Stadium” në orën 17:00 do të ndeshet me Kosta Rikën.
Ditën do ta përmbyllë ndeshja e dytë e Grupit F, ku në “Ahmed bin Ali Stadium” në orën 20:00 Belgjika e mbushur me talente do të përballet me Kanadanë.
NDESHJET E DITËS SË SOTME:

- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026