Këshilli i Ministrave i BE do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe në rend dite është leximi i parë i aprovimit të liberalizimit të vizave për Kosovën
Drejtor i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha shkruan se ky është një lajm i shkëlqyer dhe kjo nënkupton se “konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”.
“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën “piken A” që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Sipas rregullave, shtetasit me pasaportë të Kosovës që udhëtojnë në BE pa viza, do të mund të qëndrojnë për 90 ditë, në çdo periudhë 180 ditore.
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
 - SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025
 - Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës - 03/11/2025