Grupi i punës për zgjerimin e BE-së dhe për shtetet e përfshira në procesin e negociatave do të mblidhet sot pasdite në Bruksel për të diskutuar draft pozicionin e përbashkët lidhur me grup kapitullin e dytë për tregun e brendshëm.
Shkëmbim pikëpamjesh do të ketë edhe për kapitullin e tretë atë për konkurrueshmërinë si dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Po ashtu në këtë takim do të diskutohet edhe për raportin e shqyrtimit për grup kapitullin e pestë të negociatave atë për burimet, bujqësinë dhe kohezionin.
Pas diskutimit në nivel ambasadorësh të shteteve anëtarë të BE-se pritet që presidenca polake të propozojë një datë për mbajtjen e konferencës së rradhës ndërqeveritare me vendin tonë.
Në 15 Tetor 2024, gjatë presidencës hungareze Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian ato për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Ndërkohë më 17 Dhjetor të vitit të kaluar, Shqipëria mbajti konferencën e tretë ndërqeveritare me BE-në në Bruksel ku u çelën zyrtarisht dy kapituj me fokus tek Marrëdhëniet me jashtë, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
Qeveria Rama shpreson se do të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027.
- Brigitte Bardo, një ikonë e bukurisë përballë Pablo Picasso – një titani të artit bashkëkohor - 12/05/2026
- Kur përplasen superfuqitë, çfarë është në rrezik kur Trump takohet me Xi? - 12/05/2026
- Largimi Schmidt nga posti i përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, fshehja nën maskën e dorëheqjes - 12/05/2026