8.5 C
Tirana
25 / 03 / 2026

Disfata në 14 Maj, Meta zhvishet nga përgjegjësia: Do vijoj luftën me mafian! Mos na krahasoni me Bashën

Ilir Meta ka mohuar çdo opsion për largimin e tij dhe të Berishës nga politika. Madje ai është zhveshur nga përgjegjësia e rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 Majit. Për këtë ai fajësoi qeverinë.

“Çdo orë dhe minutë na vijnë fakte të reja sesi mafia shkatërroi procesin zgjedhor. I gjithë ky shkatërrim i procesit nga Edi Rama jo vetëm po dokumentohet, por do të fillojë edhe procesi i kontestimit ligjor dhe përshkallzimit të veprimit opozitar në emër të mbrojtje të votës së lirë. Transparenca në çdo bashki të vendit do të nisë menjëherë përmes këshillave bashkiakë” – tha Ilir Meta.

I pyetur se: A duhet të mbani përgjegjësi që nuk e mbrojtët dot votën?

Meta tha: “Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ia fali pushtetin vendor Edi Ramës me atë luftë dhe përpjekje që u bë për të rikthyer pluralizmin politik. Nuk ka dorëzim dhe kapitullim përpara mafies shtetërore dhe narkoshtetit”.

Meta u pyet edhe nëse do të ketë protesta:

“Në radhë të parë do të dokumentojmë masakrën zgjedhore. Së dyti është kontestimi ligjor. Së treti dërgimi i këtyre provave në faktorin ndërkombëtar. Pastaj nisja e transparencës në Këshillat Bashkiakë” – tha kreu i PL për gazetarët pasi doli nga zyra e Sali Berishës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x