18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Dilema për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Celibashi: 3 marsi, vendimtar

Data 6 mars do të jetë afati i fundit kur subjektet politike do të kenë mundësi për tu regjistruar pranë KQZ-së për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 14 maj. Por lufta brenda Partisë Demokratike që ka përçarë këtë forcë politike, po mban pezull regjistrimin e saj pranë KQZ-së, si parti politike për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Ka vetëm një PD dhe nuk është çështja se cila prej PD-së do të regjistrohet. Diskutimi është se cili është organi drejtues i kësaj partie politike dhe për këtë çështje pjesë të caktuara të kësaj partie janë në konflikt gjyqësor më njëri-tjetrin për të përcaktuar se kush është drejtuesi i kësaj forcë politike.

Lidhet me kush ka të drejtën që të paraqesë në emër të PD-së të drejtën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Është atribut i gjykatës të disponojnë mbi organet drejtuese në rast kur ka konflikt juridik për këtë çështje”, tha Celibashi.

Celibashi tha se data 6 mars është data e fundit ne të cilën çdo parti politike që ka interesin për tu regjistruar ne zgjedhje duhet të paraqesë kërkesën. çdo kërkesë e paraqitur pas kësaj date s’ka vlerë.’- u shpreh Celibashi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x