Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjatë ditës së sotme duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale për t’u marrë në pyetje. Nuk dihet nëse Kurti do t’i përgjigjet kësaj thirrje, shkruan A2 CNN.
Kurti duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale si dëshmitar, me urdhër të Themelores, në orën 10:00. Por në bazë të një njoftimi të Ministrisë së Arsimit, në atë kohë ai do të jetë në Gjilan bashkë me Ministren Arbërie Nagavci për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje të re.
Të premten e 28 shkurtit, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka deklaruar se Kryeministri Kurti do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me skandalin e Rezervës Shtetërore më 4 mars.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026