Policia ka sekuestruar 2 automjete që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u dhunua Klea Prenga.Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur.
Makinat u identifikuan nga kamerat e sigurisë dhe u sekuestruan nga policia. Makinat kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave.
Policia vijon kërkimet për kapjen e tyre ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës - 22/10/2026
- Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz - 22/10/2026
- Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri - 22/10/2026