Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dale ditën e sotme para gjykatës. Në një lidhje direkte për “Përballë Lajmit” në Klan News, Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikqi ka dhënë më shumë detaje rreth zhvillimit të seancës. Shkodran Nikqi tha se 3 infermieret kanë kërkuar që të mos u caktohet masa e paraburgimit, mirëpo kjo kërkesë është hedhur poshtë nga prokurorja e kësaj çështje e cila ka kërkuar që të pandehurave të ju caktohet masa e paraburgimit.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka thënë se 3 infermieret rrezikojnë të dënohen me 3 deri në 5 vite burgim në varësi të akuzave që rëndojnë mbi ato. Nikqi ka theksuar se Prokuroria do të kërkojë dënim maksimal sipas asaj që përcakton ligji. Ai tha se kjo ka qenë një seancë dëgjimore dhe mbeten në pritje të një vendimi nga gjyqtari i Gjykatës Themelore të Pejës.