Euronews Albania ka zbardhur detaje të reja nga megaoperacioni në Berat.
Burime bëjnë me dije për Euronews Albania se numri i personave të shoqëruar në polici ka shkuar 105 ndërsa disa të tjerë po kërkohen dhe janë shpallur në kërkim.
Rreth 95 prej tyre janë gra por shumica e tyre jo banore të zonës. Sasia e kanabisit që do të përpunohej ose i përpunuar ende nuk është përcaktuar por flitet për sasi tepër të konsiderueshme, qindra kg deri 1 në ton.
Burimet po ashtu bëjnë me dije se gratë e moshave të ndryshme janë nga zona veriore, Shkodra, Laçi etj. Hetimi do të përcaktojë nëse ato strehoheshin në Berat apo transportoheshin çdo ditë për të punuar. Detajet e operacionit pritet t’i japë të premten në një konferencë drejtori i departamentit të policisë kriminale Neritan Nallbati.