Në futboll shifrat thonë gjithmonë të vërtetën, e vërteta është se në 3 ndeshje, Shqipëria ka arritur të marrë vetëm 1 pikë, shumë larg objektivit, shumë larg pritshmërive.
Në këtë edicion të Ligës së Kombeve, të paktën deri më tani, asgjë nuk funksioni si duhet, gabuam thuajse në të gjithë ndeshjet, gabuam thuajse në çdo repart.
Në tre ndeshje pësuan 5 gola, mbase ishim dhe me fakt në këtë pjesë, mund të kishim pësuar edhe më shumë, por këto shifra janë shqetësuese pasi mbrojtja duhet të ishte pika jonë më e fortë, realiteti vërtetoi të kundërtën.
Nuk shkëlqyem as në fazën sulmuese, në tre ndeshje shënuam 3 gola, sigurisht jo mjaftueshëm pasi në të tre ndeshjet luajtëm me dy sulmues tipik, për më tepër që në dy sfidat e fundit titullar ishte edhe Armando Broja, talenti ku ishin drejtuar të gjithë projektorët.
Këto shifra bëjnë që sfida ndaj Islandës, në “Air Albania” të mos ketë asnjë vlerë në letër, luhet thjesht për statistika. Është thuajse e sigurt që kuqezinjtë do të jenë në vazon e tretë në shortin e “Euro2024”, ndërsa pjesa tjetër luhet për moral, gjithashtu luhet për ti dhënë më shumë besim disa lojtarëve. Për moral, luhet edhe për vendin e dytë, të paktën të lënë pas një nga dy përfaqësueset që kishim në grup, për këtë arsye një fitore ndaj Islandës në “Air Albania” do të ishte diçka pozitive.