Janë luajtur ndeshjet e ditës së shtunë dhe të dielë për kampionatet kryesore të futbollit ku nuk kanë munguar golat e shumtë duke dhuruar emocione të forta për tifozët e futbollit.
Kampionati Anglez
Lufta është bërë e fortë në Premier League dhe presioni është rritur ndjeshëm, gjykuar nga fakti që dy ekipet pretendente për kampionat humbën, Arsenal u mund nga Everton ndërsa Harry Kane i hoqi mundësinë City-t që të përfitojë nga ky rezultat. Mesa duket Everton është një mace e ‘zezë’ për teknikun Arteta pasi në 3 përballje që ka patur me këtë ekip nuk ka arritur të fitojë asnjëherë. Nga ana tjetër duket se valles po i afrohet United të cilët me fitoren ndaj Crystal Palace shkojnë kuotën e 42 pikëve dhe regjistrojne 13 fitore rradhazi në shtëpinë e tyre. Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim zhgënjyes me Fulham ndërsa Liverpool është në rënie të lirë pasi këtë javë u mund furishëm nga Wolverhampton.
Kjo fundjavë la Arsenalin dhe City-n në të njëjtat kushte si javën e shkuar me ndryshimin e vetëm që Manchester United i udhëhequr momentalisht nga Rashford po bëjnë shumë mirë dhe po afrohen për tu bërë pjesë e pretendentëve.



Rezultatet e ditës së shtunë 4 shkurt dhe golat:
Brighton & Hove Albion 1 – 0 Bournemouth
Manchester United 2 – 1 Crystal Palace
Newcastle United 1 – 1 West Ham United
Rezultatet e ditës së dielë 5 shkurt:
Nottingam Forest 1 – 0 Leeds United
Manchester City 1 – 0 Tottenham Hotspur
Kampionati Spanjoll
Reali bie ndaj Mallorca-s së Muriqit dhe humbet terren për titullin kampion pasi Barcelona likujdoi Sevilla-n me rezultatin 3-0 duke shkuar kështu në 8 pikë avantazh.


Rezultatet e ditës së shtunë 4 shkurt dhe golat:
Rezultatet e ditës së dielë 5 shkurt dhe golat:
Real Sociedad 0 – 1 Real Valladolid
Barcelona 3 – 0 Sevilla
Kampionati Italian
Derbi i Madonninës i takon Interit i cili mundi Milanin dhe forcon pozitat në vendin e dytë, ndërkohë Milani është pa busull dhe rrezikon Champions për vitin që vjen. Napoli nga java në javë tregon që titulli është i tyre këtë sezon dhe nuk po i lënë vend rastësisë duke mundur pa shumë mundim Spezian me rezultatin 0-3. Ndërsa poshtë Napolit në renditje po zhvillohet një luftë e vërtetë ku ekipet po lënë pikë të çmuara, pikë të cilat mund ti penalizojnë për një vend në Champions sezonin tjetër pasi 3 janë vendet e lira dhe skuadrat që po luftojnë janë 5. Një ndër to është Atalanta e cila bëri një hap fals duke u mundur nga Sassuolo, ndërkohë që Roma arriti fitore kundër Empolit. Lazio luan nesër kundër Veronës dhe Monza do ketë përballë Sampdorian.


Rezultatet e ditës së shtunë 4 shkurt dhe golat:
Rezultatet e ditës së dielë 5 shkurt dhe golat:
Inter 1 – 0 Milan
Kampionati Gjerman
Bayern Munich arrin fitoren e parë në kampionat për vitin 2023 kundër Wolfsburgut dhe rikthehet në krye të renditjes. Gjithsesi Bundesliga është në një fazë shumë interesante të saj, pasi shpesh jemi mësuar me Bayern Munich të jetë i shkëputur 10-12 pikë nga vendi i dytë por këtë herë është ndryshe. Dukshëm kampionati gjerman është bërë më interesant se vitet pasuese dhe deri në fund do jetë surprizë.



Rezultatet e ditës së shtunë 4 shkurt dhe golat:
Borusia Dortmund 5 – 1 Freigburg
Eintracht Frankfurt 3 – 0 Hertha Berlin
Cologne 0 – 0 Leipzig
Borussia Mönchengladbach 0 – 0 Schalke 04
Rezultatet e ditës së dielë 5 shkurt dhe golat: