Njësoj si një javë më parë, deputetët e Berishës janë përballur me gardën në derën e Kuvendit. Me në krye Flamur Nokën, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, deputetët kërkojnë që të futen në sallën e Kuvendit, por nuk janë lejuar.
Ndonëse nuk janë të përjashtuar, garda ka bërë bllokimin e tyre.
“Hapeni derën, ku e keni urdhrin”, dëgjohet të thotë Albana Vokshi.
Të përjashtuar janë Edmond Spaho, Saimir Korreshi dhe Kastriot Piroli. Sot në seancë pritet të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026