17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Deportimi i emigrantëve shqiptarë nga Britania në Ruandë, avokatët: Nuk do të zbatohet për azilkërkuesit!

Planet për të nisur emigrantët shqiptarë me varka drejt Ruandës në mënyrë që të ulet numri i emigracionit në Britaninë e Madhe duket se kanë marrë një drejtim tjetër. Pas marrëveshjes me Tiranën për kthimin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin e La Manshit nga Franca veriore, avokatët e Britanisë kanë zbuluar se masat nuk do të zbatohen për ata që paraqesin kërkesa për azil.

Pas ndërhyrjes së organizatës Care4Calais që është kundër planit të qeverisë për t’u dhënë azilkërkuesve një biletë me drejtim për Ruanda, juristët britanikë thanë se dërgimi në Shqipëri nuk aplikohet për ata që kanë kërkuar azil.

Clare Moseley nga Care4Calais tha: “Ata po pranojnë njerëz nga Shqipëria të cilët kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të dëgjohen në mënyrë të drejtë.’

Por burim pranë ‘Home Office’ thanë se nuk ishin aspak të shqetësuar. “Shumica e shqiptarëve që mbërrijnë në Britani nuk kërkojnë azil dhe ata nuk duan që të përballen me mundësinë e dërgimit të tyre drejt Ruandës. Shumica përdorin taktika të ndryshme për të frustruar procesin e largimit nga Britania”, tha burimi.

Por ata që thonë se janë viktima të skllavërisë moderne nuk do t’i shpëtojnë largimit nga Britania për në Ruandë. Një zëdhënës i Homë Office tha se shqiptarët që nuk kanë të drejtë të jenë në Britaninë e Madhe janë azilkërkuesit pa arsye, shkelësit e të drejtave të të huajve dhe individë që qëndrojnë më tepër se afati i caktuar në Britani.

Ndërkohë organizata Care4Calais është përfshirë në një cështje gjyqësore i cili po sfidon ligjshmërinë e marrëveshjes së Ruandës, shkruan Daily Mail. Kjo do të shtyjë skemën për rreth një vit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x