12.5 C
Tirana
19 / 03 / 2026

Denoncon qytetarja: Kemi frikë! Po bëhet prostitucion në mes të Tiranës…

Prostitucioni është kthyer në një fenomen mjaft të rrezikshëm por edhe shumë shqetësues në Shqipëri, aq më tepër kur ky fenomen tashmë po ndodh në zonat e banuara.

Para në këmbim të seksit, dhe pjesa tjetër është “free”, pasi në vend të hotelit shërben bari në lulishten pranë kompleksit.

Kështu që çdo natë banorët e asaj zone janë të detyruar që ta bëjnë gjumin me frikë, por edhe shpesh mos flenë fare për shkak të zhurmave që vijnë nga jashtë, herë nga “kënaqësia” e herë nga konsumimi i lëndëve narkotike dhe atyre alkoolike.

Zonja ka denoncuar me pamje se çfarë ndodh brenda lulishtes, ku shihen prezervativë të hedhur përtokë, por edhe mbeturina të tjera që lihen nga punonjëset e seksit dhe klientët e tyre

Ajo ka kërkuar ndihmë publike, që jo vetëm familja e saj por të gjithë banorët e zonës të shpëtojnë nga kjo ngjarje e shëmtuar që po ndodh rreth zonës ku ata jetojnë, pasi frika për fëmijët por edhe për jetën është shumë e madhe, pasi është mjaft e vështirë që një vajzë apo grua që kthehet nga puna në orët e vona të natës, të kalojë pa u ngacmuar apo edhe të bjerë pre e ndonjë sulmi seksual ndërsa është duke shkuar për në shtëpi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x