Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, në një intervistë për emisionin “Albania NewsCast”, ka komentuar protestat e fundit dhe ndikimin e tyre në imazhin ndërkombëtar të vendit.
Ajo i quan demokratike dhe e drejtë e popullit, por duhet kujdes me elementët antisemitik.
Diplomatja izraelite theksoi se reagimet e tilla nuk dëmtojnë Izraelin, por vetë Shqipërinë dhe traditën e saj të njohur të mikpritjes e tolerancës fetare.
“Aseti më i mirë i Shqipërisë janë njerëzit e saj dhe ADN-ja e popullit shqiptar: toleranca, mikpritja dhe mirësjellja. Shqiptarët janë krenarë për historinë tonë të përbashkët dhe shpëtimin e hebrenjve. Por kur njerëzit shohin skena të tilla, pyesin ku mbeti kjo tolerancë. Nëse një izraelit apo hebre nuk ndihet i sigurt të vijë këtu, kjo dëmton imazhin e Shqipërisë, jo të Izraelit,” deklaroi Peleg.
Sidoqoftë, ambasadorja nënvizoi se “bëhet fjalë për një grup shumë të vogël individësh dhe se nuk ka asnjë dyshim për frymën e përgjithshme miqësore të popullit shqiptar”.
- Kurti: Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional rrezikon të dështojë! Zemërimi i qytetarëve sot, i drejtë - 05/10/2026
- Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim! - 05/10/2026
- Video/ Tension para kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që do braktiste seancën - 05/10/2026