Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres Diella.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ndërsa raporton se vendimi është marrë ditën e sotme.
Ishte PD ajo që paditi dekretin për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella.
Në padinë e dorëzuar kushtetueses kërkohet: “Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për
emërimin e Kryeministrit”, nr.331, date 12.09.2025, te Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te
papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, te Dekretit “Për emërimin e Këshillit te Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës se Shqipërisë si te papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
- Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran - 07/02/2026
- Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam” - 07/02/2026
- Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri - 07/02/2026