Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka komentuar rreth gjëndjes së arsimit në Shqipëri, deklarata e plotë më poshtë.
Të nderuar qytetarë,
Shifrat zyrtare në këtë fillim viti shkollor zbulojnë dramën e shpopullimit dhe dështimin shume te rende të kësaj qeverie në arsim.
Sepse kjo qeveri e sheh zhvillimin tek krimi dhe jo tek arsimi.
Vitin shkollor që nis me shkollat me turne, mungesën e ngrohjes, mungesën e laboratorëve, librat e përdorur që nuk i hyjnë në punë askujt e shoqëron si çdo vit ikja masive e nxënësve.
Shifrat janë të pakundërshtueshme:
■ Gjatë periudhës 2010-2022, nxënësit në arsimin parauniversitar ranë me 37%.
■ Matura shtetërore për vitin 2021 shënoi një rënie prej 0.46 pikë në provimin shtetëror. Të dhënat nga QSHA tregojnë se në 8 vite nuk kemi asnjë maturant me rezultate ekselente si gjatë viteve, ashtu në provimet e maturës.
■ 29 mijë nxënës janë regjistruar sivjet në klasë të parë, 2.6 herë më pak se para dy dekadash.
■ Mësuesit ndihmës që ministria propagandoi me forcë në nisje të këtij viti shkollor nuk janë gjë tjetër veçse mësues që nuk plotësojnë normën e orëve për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve. Të pakualifikuar për të mbështetur nxënësit me nevoja të veçanta!
Po humbim e pakesohen nxënës përditë, por pavarësisht kësaj, cilësia e arsimit sa vjen e bie.
Mësuesit nuk motivohen dhe janë të keqpaguar, ndërsa profesorët e universiteteve injorohen kur kërkojnë të paguhen sa homologët e tyre në Kosovë.
Qindra shkolllave në Shqipëri u mungon uji, ngrohja, kabinetet, kompjuterët. E ndërkohë janë shpenzuar 3.5 ,milion euro për tabletat digjutale. Kjo qeveri duhet të japë llogari ku kanë shkuar paratë? …
Në klasën e parë propagadojnë futjen e lêndës së TIK, per teknologjine e informacionit, ndërkohë që “SMART LAB”, pra ngritja e laboratorëve informatikë, nuk do te jete ne gjithe shkollat e vendit por vetem ne 100. Si do mesojne vogelueshet ne mbi 90% te vendit pa laborator ?
Nëse Tirana ka shkolla të mbingarkuara, ku klasat janë me 40 nxënës e mësimi bëhet me turne, në rrethe janë me qindra shkollat që mezi mbajnë dyert hapur, sepse numri i nxënësve saj vjen e tkurret.
Buxheti për arsimin, më i ulëti në rajon, shkurtohet me akte normative i pari . Sepse kjo qeveri zgjedh të bëjë kurban fondet për arsimin, në vend që të ndërpresë pagesat për klientët e saj të koncesioneve.
Në mars të këtij viti, me një akt normativ kjo qeveri i hoqi arsimit 15 milionë euro, por nuk i heq asnjë qindarkë Klodian Zotos që leviz i lirë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. 80 mijë euro dalin cdo ditë nga xhepat e shqiptarëve për Zoton dhe bandën e inceneratorëve.
Ndërkohë që paguajnë inceneratorët, prindërit shqiptarë e nisën këtë vit shkollor me shpenzime shtesë. Mjetet shkollore dhe veshjet u rritën me 10%, kosto të cilës iu shtuan librat, pasi tekstet falas të qeverisë janë të papërdorshme, madje paska dhe buxhet per tekstet por kryeministri fajeson prinderit qe nuk kuptojne kete politke apo kerkon dhe te denoje femijet.
I vetmi qe duhet denuar dhe larguar sot eshte Edi Rama qe ka degraduar sistemin arsimor ne vend.
Gjëja më e pakët që mund të bënte qeveria është që në vend të kompensonte miqtë e tenderave, të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar këto familje që t’i arsimojnë siç duhet fëmijët, me kushtet më dinjitoze për libra, veshje, etj.
Gjëja më e pakët është të mos vidhte koncesione, por të financonte arsimin.
Arsimi per ne eshte prioriteti yne kombetar per te ndalur shpopullimin dhe per te garantuar zhvillim te qendrueshem, progres dhe te ardhme te sigurt.
Arsimi eshte e ardhmja, nuk jane as koncensionet, as inceneratoret.