Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, komentoi debatin mes Shqipërisë dhe Rusisë në OKB, pak javë më parë.
Hoxha tha se në çdo rrethanë e në çdo pozicion do të kenë parasysh interesat kombëtare, ndërsa shtoi se reagimi që bëri në mbrojtje të Kosovës ishte i drejtë, pasi nuk lanë hapësirë për keqkuptime.
“Jemi shumë të qartë në çdo rrethanë , në çdo pozicion që do të mbajmë do të kemi parasysh interesat tona të Shqipërisë dhe interesat kombëtare. Kemi një zile në mendjen tonë që është Kosova.
Duhet të kemi parasysh që në çdo moment të kemi mundësinë për të reaguar siç duhet në mbrojtje të pozicioneve ton dhe për të thënë atë që është e duhura. Reagimi ishte i duhur për të mos lënë një hapësirë keqkuptimi.”- u shpreh ai.
Çështja e Kosovës më 28 shtator ka përplasur ambasadorin e Rusisë dhe atë të Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.