Erjona Ismaili, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa bëri publike disa nga vendimet e qeverisë, u pyet edhe për makinën e re të Kryeministrit Rama.
Ministrja u shpreh se ajo makinë është marrë me qira dhe paguhet nga buxheti i PS, pasi sipas Isamilit, ai automjet përdoret edhe për aktivitete të tjera partiake.
Ministrja shtoi se kjo makinë është marrë për arsye sigurie për kryeministrin dhe ka qenë edhe kërkesë nga Garda.“Prania besnike do të shtrihet edhe në nivel ministri, për të qenë sa më pranë qytetarëve për problematikat. Është bërë publike edhe më herët që makina e kryeministrit është me qira, paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste. Është kërkesë e bërë nga Kryeministri për shkak se ajo makinë përdoret edhe për aktivitetin partiak. Sa i përket se çfarë mjeti, kjo bëhet edhe për arsye sigurie dhe pas kërkesave të Gardës së Republikës”, u shpreh ministrja.
- Debati për makinën e re të Ramës, ministrja Ismaili: Është me qira, nevojë për sigurinë e kryeministrit - 11/09/2026
- FIFA ndal euforinë e Marokut, finalja e Botërorit 2030 nuk është vendosur ende! Infantino mes “dy zjarreve” - 11/09/2026
- Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha njofton takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA - 11/09/2026