Deputeti Dash Sula i ka kërkuar Lindita Nikollës që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur PD për kreun e grupit. Sula ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar që t’i zgjidhin vetë hallet e veta.
Sula: Je formale. E demonstrove që the se ja kam çuar zyrës së këshilltarëve prej gati një muaj dhe këshilltarët tuaj, zyra juridike dhe stafi jot ka një muaj që s’ka dhënë përgjigjen për një shkresë që ka ardhur nga opozita .Jepjani, por s’keni marrë akoma urdhrin atë që duhet të bëni se kush do jetë opozita. Ne si parlament jemi kthyer në noter, ju s’bëni dot asnjë hap pa marrë urdhër nga kryeministri. Ju zonja kryetare doni që patjetër të shpikni opozitën.
Nikolla: Qetësoheni sula. Kur jeni kaq të zotët zgjidheni vetë çështjen. Pse prisni tua zgjidh unë.
- Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur! - 05/05/2026
- PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi - 05/05/2026
- Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi - 05/05/2026