Ceremonia e 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, e mbajtur në Tiranë, është shndërruar në arenë përplasjesh dhe akuzash të forta, pasi një grup anëtarësh nga dega e Vlorës, mes të cilëve edhe ish-deputeti Dashamir Tahiri, u ndaluan të hynin në aktivitet me forcë.
Sipas dëshmisë së ish-deputetit Tahiri, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ai dhe rreth 30 anëtarë të tjerë nga Vlora u përballën në hyrje me forca policie dhe persona të cilët ai i cilësoi si “mercenarë”, të dërguar nga kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. Pavarësisht se ftesa për aktivitetin ishte publike, grupit iu komunikua se bëhej fjalë për një “festë private” dhe iu mohua pjesëmarrja. “Shoqata Çamëria është shtëpia e të gjithë çamëve, jo e atyre që ishin atje.
“Na bllokuan në derë me policinë që kishte sjellë Shpëtim Idrizi”, deklaroi Tahiri.
Ky incident ka nxjerrë në pah një krizë të thellë përfaqësimi brenda shoqatës. Tahiri akuzoi drejtpërdrejt Shpëtim Idrizin se e ka shndërruar shoqatën në një instrument personal dhe politik, duke e lënë atë plotësisht jofunksionale për më shumë se 15 vite.
Sipas tij, shoqata sot nuk ka asnjë adresë zyre apo email-i dhe drejtohet në mënyrë arbitrare përmes telefonatave të Idrizit, i cili emëron kryetarë pa asnjë proces zgjedhor, siç pretendohet se ka ndodhur me kryetarin aktual nga Shkodra. “Duket sikur është paguar për ta mbyllur këtë punë,” u shpreh Tahiri, duke theksuar se shoqata nuk mbron më interesat e komunitetit, por vetëm ato të lidershipit aktual.
Ai shtoi se Idrizi i shmanget përballjes direkte, duke mos qenë as vetë i pranishëm në aktivitet, pasi i druhej llogaridhënies nga anëtarët e Vlorës për pasivitetin e shoqatës. Anëtarët kritikë po kërkojnë një proces të plotë riorganizimi, me zgjedhje të lira dhe demokratike në të gjitha degët, për të krijuar një lidership të pavarur që përfaqëson vërtet interesat e çështjes çame. Sipas tyre, plani aktual i Idrizit për “anëtarësime të reja” dhe zgjedhje të kontrolluara është thjesht një manovër për të ruajtur kontrollin.
“Ne duam që procesin ta shikojmë, të ecin gjërat mbarë dhe të zgjidhen njerëz që i dëshiron populli çam, jo ata që do të vërë Shpëtimi,” përfundoi Tahiri.
Tahiri:
Shiko, shoqata Çamëria është emër i madh, nuk është shtëpia e atyre që ishin atje.
I pyeta dhe policët, po ju, na kanë lajmëruar tha. Është një festë private tha. Festë private me një fjalë po të shkosh ftesës, e kam këtu në xhep. Që ju ka ardhur ftesa ndërkohë. Po, u kishte bërë thirrje të gjithë anëtarëve të shoqatës Çamëria në gjithë Shqipërinë që të vinin në këtë takim për 35 vjetorin. Pavarësisht se 35 vjetori ishte në 2025. Po u kujtuan pas këtyre pas zgjedhjeve në Vlorë, nejse.
Edhe thanë hajde ta bëjmë këtë dhe ne mos të rrimë bosh. Shkuam atje, pasi ishim nja 30 e ca veta nga Vlora, me një fjalë më i riu isha unë që jam afër të 60-ve, resto ishin 70, 80 vjeç. Shkuam atje, pamë te dera pamë një bllok, policë, mercenarë.
Ku veni tha? Jo, nuk lejoheni ju të hyni brenda. U, ku po vemi? I thashë shiko mos jemi kakavi thashë, ç’bë ti thashë? Jo tha. Këtu jemi me mercenarët e Shpëtimit. Pasi ja dy lëvizje kështu, erdhën shumë ata të policisë, erdhi… Po ne hymë, na bllokuan, erdhi policia, nuk deshëm dhe ne të bënim skena të tilla boshe. Se s’ishte problemi, ata burrat që ishin atje, kanë dhe fëmijët e tyre pas, që i bënin thes ata që ishin atje dhe Shpëtimin bashkë me ta. Po s’ishte ajo situata. Situata dhe ne s’ishim për një gjë të tillë. Ishim thjesht për të hyrë brenda, të shikonim kush ishte kryetar i shoqatës. Kush është kryetari i shoqatës? Po është një nga Shkodra, një Lilian thotë, pasi dhe në Shkodër nuk ka shoqatë Çamëria. Edhe këta i emëron Shpëtimi.
Po kam frikë se ai do ketë ndonjë Bangladesh tashi, që të gjejë çam atje t’i sjelli se s’ka më, se në 2025-ën, në 14 maj, as 2000 vota s’mori.
Gjithmonë ja ka marrë mandatin atyre të PD-së. Se si ja ka gjetur ilaçin këtyre, nuk e di, gabim e kam. Ta dëgjojë dhe Flamuri dhe këta të tjerët. Pastrojeni nga këto gjëra, se ai që s’bën s’bën, s’ka ça të bëjë, le të bëjë atë që bën.
Qëllimi final është të funksionojë shoqata, të riorganizohet në gjithë Shqipërinë dhe shoqata të jetë e pavarur, mos të ketë lidhje me këtë. Me partinë. Mos të varet nga Shpëtimi. Shoqata sot s’ka një adresë email-i, s’ka një adresë zyre ku është. S’ka asnjë gjë. Ka një telefon në xhep Shpëtimi, lajmëron, thotë ti je kryetar shoqate.
Del ai, jam kryetar thotë, po asnjë anëtar s’ka. Dhe tani ç’ka bërë ky, siç dëgjova se po lexonin atje nga këto çupat që nxjerr ai, ç’thoshte? Do bëhen anëtarësime të reja. Anëtarësimet janë 35 vjet që kur është krijuar shoqata. Po është ndonjë i ri që s’është po ja familjarët.
Dhe ç’kërkon të bëjë me këto? Kërkon që thotë po bëhen zgjedhje nëpër rrethe, ku do të zgjedhin nga pesë, gjashtë delegatë çdonjë nga këta të tij, do vijë këtu të bëjë një zgjedhje në Tiranë, mbaruan zgjedhjet, u zgjodh shoqata. Po nuk funksionon kjo shoqatë, siç nuk ka funksionuar këto 15 vjet. Se s’shkon as edhe një njeri te ky. Nuk bën një aktivitet. Edhe te ky aktivitet nuk ishte vetë.
Ku do vejë ai? Po i turren, i flasin. Pse se la Vlorën ai? Se do i kërkonte llogari. Përse e keni lënë këto 15 vjet këtë? I kishim bërë një letër që duhet të krijojë, biles dhe delegatët e Elbasanit, të Fierit, një letër ku të krijohej një, një grup nga pesë qarqet kryesore ku ka çamë, me nga një njeri dhe ata të udhëheqin gjithë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të shoqatës. Dhe një avancim të interesave besoj. Po pa diskutim. Avancimi i interesave janë. Se interesat para janë interesat e çamëve. Pavarësisht, unë jam i djathtë, tjetri i djathtë, tjetri i majtë, atje duhet të vijë te shoqata.
Shoqata i mbledh të gjithë. Dhe gjykon, i respekton, përkujton, po kush e ka mbajtur gjallë, shoqata e ka mbajtur këto me ansamblet, me muzikën, me këto, se asnjë gjë s’ke bërë. Hiç atë rezolutë që e zbulova unë atje, që doli dhe ajo nga 2004, se ma kujtoi prapë një burrë i vjetër që kishte atje, tha 2004-ën së bashku kemi qenë, u përballëm me policët e Fatos Nanos thotë. Sot në 2026-ën përballem, tha, me doganierin e Fatos Nanos, se doganier ka qenë Shpëtimi.
Moment më të keq nuk ka kaluar asnjëherë.
Dhe në kohën e Enverit u mblodhën në ’45-ën, prapë në Vlorë, se Vlora është ajo që ka komunitetin më të madh, Vlorë, Sarandë e këto. Edhe në ’76-ën u mblodhën, e bënë një asambël, atëherë nuk lejohej, po si asambël ecte, ’78-ën me të madhin Taip Madani, grupi i Konispolit. Ka filluar lëvizja. Po janë njerëz që po lëviznin individualisht. Dakord, sa më shumë të flasim për Çamërinë, siç po flasim dhe ne sot këtu, një punë e mirë është që bëhet. Është një gjë që nuk harrohet. Por, shoqata do t’i japte një ngjyrë siç i ka dhënë më përpara. Harruat protestat që ka bërë shoqata? Ta fillova nga 2004-a, ne me atë shoqatë kemi ardhur vërdallë.
Të tregohem. Shoqata i ka patur, kemi ditën e genocidit, i ndjeri Abedin Elmazi, deputeti i parë që ka patur, nga shoqata u zgjodh. Në ’94 e ka bërë ditën, kur ishte president doktor, profesor Sali Berisha. Dhe shumë gjëra i ka bërë shoqata, se shoqata i mbledh të gjithë. Kurse ky e ka larguar, i ka shkrirë, i ka vdekur fare. Duket sikur është paguar për ta mbyllur këtë punë. Një punë s’e bën dot, lëshohet. Unë vetë nuk dua të zgjidhem.
Dua vetëm të shikoj procesin, të ecin gjërat mbarë dhe të zgjidhen njerëz që janë për t’u zgjedhur. Atë që dëshiron kutia, populli çam. Jo ata që do të vësh Shpëtimi. Shumë e trishtë është. Dhe e kemi lënë dhe ne pas dore. Dhe unë jam një, dhe unë jam një nga fajtorët që e kam lënë pas dore.
Për arsye se pasi në 2015-ën këta ikën, ky, jo këta, ky. Nuk u mora, u mora me ndonjë aktivitet t’i ndihmoja, po jo siç kemi bërë më përpara. Dhe kjo kaloi, arriti lares, lares, lares, sa arriti në këtë gjendje. Por, tani në 2025-ën, ne kemi që në tetor që jemi mbledhur. Filluam, u bënë zgjedhjet në Vlorë, ishin katër kandidatë, edhe ish-kryetari i shoqatës që kishte emëruar me telefon Shpëtimi…
- Dashamir Tahiri: Shoqata ‘Çamëria’ në momentin më të keq në histori, s’ka as zyrë, as email, drejtohet me telefon nga Idrizi - 04/02/2026
- Milani nuk ndalet, fitore bindëse ndaj Bolonjës - 03/02/2026
- Bojkoti për reformat/ Leka: Opozita ka treguar mungesë serioziteti. Ka frikë se do mbetet jashtë tryezës - 03/02/2026