Moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi i peshkarexhave dhe anijeve të vogla në gjirin e Vlorës. Për shkak të erës së fortë, dallgët raportohet se arrijnë deri në 2.5 metër lartësi, duke pamundësuar lundrimin e mjeteve të vogla.
Po ashtu, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete nuk do të operojnë gjatë kësaj të enjteje sipas destinacioneve deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.
Sipas njoftimit, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 19.01.2024.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Alain Delon, sharmanti i kinemasë, burri që e bëri praninë të kishte fytyrë të dritshme dhe vështrimin të kishte sy prej qielli - 08/11/2026
- Papa Leoni XIV viziton Argjentinën mes përplasjes me presidentin Milei, varfëria në qendër të vëmendjes - 08/11/2026
- “Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi: Kemi lindur në protestë dhe do të jemi aty - 08/11/2026